2024 do ta kalojë “me siguri” vitin 2023 si viti më i nxehtë në botë i regjistruar ndonjëherë: Njoftimin e bëri sot Shërbimi për Ndryshime Klimatike i Bashkimit Europian, Copernicus. Të dhënat e tij publikohen vetëm pak përpara samitit të OKB-së për klimën, i cili pritet të mbahet javën e ardhshme në Azerbajxhan, ku vendet do të tentojnë sërish pajtimin për një rritje të madhe të financimit për luftimin e ndryshimit klimatik.