Mbi 200 persona gjetën vdekjen në Filipinë prej super-tajfunit të fuqishëm që goditi këtë shtet të Azisë juglindore me erëra të cilat mbërrinin shpejtësinë 195km/orë. 240 janë të lënduarit e 50 të zhdukurit. Ekipet e shpëtimit i përshkruajnë zonat e goditura si “një kasaphanë të vërtetë”.