Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në podkastin e tij “Flasim”. Berisha u shpreh se Tirana ka njohur “protestën më të fuqishme në historinë e saj”, duke thënë se rreth 200 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në tubimin që kërkonte dorëheqjen e qeverisë. Më tej ai tha se Rama po përpiqet të fajësojë protestat për situatën në vend, përfshirë edhe sektorin e turizmit, ndërsa e cilëson qëndrimin e kryeministrit si shkëputje nga realiteti.