Fjalimin me rastin e Ditës së Europës, kancelari gjerman Olaf Scholz e ktheu në një thirrje drejtuar Bashkimit Europian që të mos harrojë vendet e Ballkanit Perëndimor. “Mbanin premtimet që u keni bërë këtyre shteteve për integrimin e tyre në bllok”, u shpreh kreu i ekzekutivi gjerman, i cili apeloi edhe vazhdimin përpjekjeve të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.