Top Channel/ 20-vjeçarja nga Kosova ndërron jetë nga Covid-19, para disa ditësh humbi edhe babain
28/08/2021 17:46

Gjatë ditëve të fundit, varianti i ri i Covid-19 ka shtuar ndjeshëm shifrën e rasteve të reja në Kosovë dhe jo vetëm. Ditën e sotme, një prej viktimave ishte një 20-vjeçare nga Gjakova, e infektuar me koronavirus. E reja, Rumejsa Abdurrahim Hoxha ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka ndërruar jetë sot si pasojë e COVID-19. Mediat kosovare bëjnë me dije se kjo është tragjedia e dytë në familje pasi para disa ditësh humbi babain si pasojë e kësaj sëmundjeje. Një e afërme e viktimës ka bërë një postim në rrjete sociale ku shkruan: “Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Me pikëllim të thellë ju lajmërojmë se sot ka ndërruar jetë motra jone (vajza e axhes) Rumejsa Abdurrahim Hoxha. Vdekja është nje ndarje e perkohshme nga te dashurit, e bukura ma e mira jonë Rumejsa ti na le por ne do to të kujtojmë përherë si atë vajzen shembullore. Varrimi bëhet sot në varrezat e qytetit të Gjakovës. All-llahu ia faltë Xhennetul Firdeës!” Gjatë 24 orëve të fundit, IKSHPK ka njoftuar se 18 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa janë infektuar 1.891 të tjerë. Në total numri i rasteve aktive është 25.797. Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.967 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës. Deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, protesta para godinës së qeverisë, përplasje me policinë
30/10 09:20
Top Channel/ Ndëshkime masive në Kosovë pas vrasjes së Arlindës, qytetarët sërish në protestë
29/10 19:53
Top News – ‘Turp, drejtësi, dorëheqje’. Qytetarët e Kosovës protestojnë sërish për Arlinda Zekajn
29/10 19:40
Top Channel/ Pezullohet prokurorja e Pejës. Masa pas vrasjes së paralajmëruar e Arlinda Zekajt
29/10 15:25
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, shpërthejnë protestat në Kosovë
28/10 22:08
Top News – Vrasja makabre e Arlinda Zekajt/ Ngrihet në këmbë Kosova, kërkohet dorëheqja e minsitrave
28/10 18:45
Top Channel/ Kapet në Deçan i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, Kurti do raport për dështimet
28/10 12:48
Top News – Vrau kunatën me sëpatë. Kosovë, arrestohet pas tre ditësh arrati autori i dyshuar
28/10 10:20
Top Channel/ Burg ish-bashkëshortit të Arlindës, Kunati i dyshuar për vrasjen ende në arrati
27/10 19:55
Top News- Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë/ Gjykata i cakton 1 muaj paraburgim ish-bashkëshortit
27/10 19:20