Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit, tek Ura e Varur. Një motor, me targa BP 293,duke qarkulluar nga ulliri në drejtim të Urës së Goricës, ka goditur një turiste nga Nepali, që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, e shoqëruar nga disa turistë të tjerë.