Të hënën e 5 tetorit nisi viti i ri akademik me rreth 20 mijë studentë të rinj në universitete. Gjysma e vitparistëve janë regjistruar në degë të shëndetit dhe të inxhinierive. Por teksa më të mirët kanë zgjedhur të parët preferencat në mjekësi, arkitekturë, teknologji informacioni apo financë; raundi i tretë vijon nga 8 tetori deri në 21 tetor në Fakultete ku kanë mbetur vende bosh dhe ku regjistrimi kryhet në sekretari jo përmes aplikimit në u-albania.