Top Channel/ 2 të zhdukur në Osum/ Gomonia e 22-vjeçarit u përmbys gjatë kërkimeve për 42-vjeçarin
21/02/2026 23:23

Dy persona rezultojnë të zhdukur në Osum në harkun kohor të dy të ditëve. Një operacion për gjetjen e një personi që dyshohet të jetë hedhur në kanionet e Osumit në Skrapar solli një incident të ri këtë të shtunë. Krahas operacionit të polumbarëve, të forcave speciale, ushtrisë dhe Reneas që po kërkojnë në zonë, për të gjetur 42-vjeçari Ilir Kurti, edhe disa të rinj nga Berati dolën vullnetarë dhe nisën kërkimet. Bëhet fjalë për 5 persona, të cilët rrezikuan jetën kur gomonia me të cilën hynë nëpër kanione u përmbys. Katër prej tyre rezulton të kenë dalë nga uji, por të pestin e ka marrë rrjedha. Nga vendngjarja raportohet se bëhet fjalë për 22 vjecarin Xhuljano Kaloti. Dyshohet se i riu ka ngecur pranë hyrjes së një shpelle, një zonë ku mjetet e rënda dhe zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjnë. por Errësira dhe terreni i thellë nuk po i lejon forcat e kërkim shpëtimit të ndërhynë për shpëtimin e 22 vjecarit, prandaj edhe është kërkuar ndërhyrje urgjente nga ajri me helikopter. Nga ana tjetër autoritetet u bëjnë thirrje banorëve dhe vullnetarëve të patrajnuar të mos ndërmarrin nisma individuale në këtë terren ekstremisht të rrezikshëm. Kujtojmë se që prej mëngjesit të sotëm në kanionet e Osumit nisën kërkimet për 42-vjecarin Ilir Kurti që dyshohet se u hodh në lumë. Një ditë më parë policia gjeti në vendin e quajtur "Ura e Blezënkes" motomjetin dhe sendet e tij personale.

Top News – Zbardhet tritoli në Tiranë. Shtatë të arrestuar, porosia u dha nga burgu
16/03 10:43
Top News- Pronari i lokalit vret klientin/ Gjakovë, nga të shtënat u plagos dhe një person tjetër
16/03 10:41
Top News- Qëllonte me kallashnikov në fshat/ Arrestohet në Maliq 40-vjeçari, në pranga dhe një grek
16/03 10:39
Top News- Berisha shkon në SPAK, e presin qytetarë/ Zbaton masën e sigurisë “detyrim paraqitje”
16/03 10:25
Top Channel/ Qëllonte me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 40-vjeçari në Maliq
16/03 10:18
Top News – Ultranacionalistët serbë krah Iranit. Thirrje për të sulmuar bazën amerikane në Kosovë
15/03 23:00
Top Channel/ Mojtaba Khamene u operua në Rusi, u ndihmua nga Putin
15/03 23:00
Top Channel/ ‘Pajtohen’ Starmer me Trump, flasin në telefon për hapjen e Hormuzit
15/03 22:56
Top News – Admirali që po ‘vizaton’ planet e luftës / Kush është Brad Cooper, komandanti i Centcom
15/03 22:15
Top News – Irani nuk do marrëveshje. Ministri i Jashtëm – Nuk ulemi në bisedime me SHBA-në
15/03 22:09
Top News – ‘Do ta ndjekim dhe do ta vrasim’ / Irani kërkon kokën e Netanyahut, lufta përhapet
15/03 21:30
Top News – Është gjallë dhe në komandë! / Irani kundërshton Trumpin: Khamenei i ri nuk ka vdekur
15/03 21:20
Top News – Netanyahu përgënjeshtron Iranin. Tallet me pretendimet se u vra nga sulmet iraniane
15/03 21:05
Top Channel/ “Fëmijët e Xhihadit”! Sonte në orën 20:15 në “Exclusive”, historitë e shqiptarëve
15/03 20:57
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ “Qyteti” nën tokë i Durrësit, infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë
15/03 20:54
Top Channel/ Fatura për turqit në spitalin e Fierit, hapet tenderi për personelin që do akomodohet
15/03 20:49
Top Channel/ Kush u pagua më shumë në Shqipëri? Të dhënat e INSTAT, ekspertët: Rritja e rrogave në…
15/03 20:01
Top Channel/ Pasojat e luftës në Shqipëri, ekspertja që na përfaqësoi në Kongresin e SHBA: Lufta…
15/03 19:47
Top Channel/ Hormuzi bashkon botën kundër Iranit! Britania, Japonia, Kina… pro thirrjes së Trump
15/03 19:45
DIGITALB DIGITALB