Pesë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare e Himarës gjatë 24 orëve të fundit, pas dy incidenteve të ndodhura në Gjirin e Filikurit. Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve, katër turistë që kishin mbetur të bllokuar në det për shkak të motit të keq dhe një turiste australiane e dëmtuar fizikisht u lokalizuan dhe u evakuuan në kohë, duke shmangur pasoja më të rënda.