Top Channel/ 2 mln euro për banesat sociale, Bashkia e Tiranës marrëveshje me BE
02/10/2022 19:19

Bashkia e Tiranës do të rifuqizojë programin e banesave sociale. Përveç kredive të buta, ku çdo vit përfitojnë 1000 çifte të rinj, fluksit të rritjes së kryeqytetit do t’i vijë në ndihmë edhe programi tjetër i strehimit. Për realizimin e këtij projekti, Banka Europiane e Investimeve dhe Bashkia e Tiranës firmosën një marrëveshje të përbashkët.