7-mujori ka rezultuar pozitiv për turizmin që duket se po rikuperohet, pas goditjes që mori një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, deri në fund të korrikut kanë hyrë në vend mbi 2.8 milionë vizitorë të huaj, duke iu përafruar niveleve të vitit 2019-të.