Top Channel/ 19,000 hektarë tokë të shkrumbuara në Portugali, Spanjë, Francë dhe Greqi
05/07/2026 23:04

Qindra zjarrfikës në të gjithë Evropën Jugore luftuan të dielën me zjarret që detyruan mijëra njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe bënë që zyrtarët të ndalonin spektatorët të merrnin pjesë në një fazë të garës çikliste Tour de France, ndërsa temperaturat u rritën përsëri në rajonin e prekur nga vala e të nxehtit. Zjarret kanë shkatërruar më shumë se 19,000 hektarë tokë - një sipërfaqe më shumë se dyfishi i madhësisë së Manhattanit - në të gjithë Portugalinë, Spanjën, Francën dhe Greqinë, me temperatura që parashikohen të arrijnë 40 gradë Celsius në disa vende. Rreth 5,000 persona janw evakuuar nga shtëpitë e tyre pranë qytetit të Perpignan në Francën jugperëndimore, ndërsa zjarrfikësit përpiqeshin të kontrollonin flakët që kanë përfshirë 1,650 hektarë. Zyrtarët francezw njoftuan gjithashtu se faza e tretë e garës çikliste “Tour de France” të hënën nëpër Pirenej do të zhvillohej pa spektatorë. Në Greqi, flakët e shkaktuara nga një zjarr pyjor shkrumbuan dy fabrika në Selanik, duke i detyruar autoritetet të evakuojnë zonën përreth dhe të paralajmërojnë familjet të mbajnë dritaret e mbyllura. Një zjarr pranë bregdetit verilindor të Kosta Bravës në Spanjë dogji më shumë se 2,200 hektarë në dy ditë. Në Portugali, shërbimet e emergjencës thanë se kishin kontrolluar "80 përqind" të një zjarri që ka shkatërruar rreth 13,000 hektarë pyje dhe shkurre në veri të vendit. Rajonet në të gjithë Portugalinë, Spanjën dhe Francën jugore kanë rritur alarmet për nxehtësinë për ditët në vijim. Të hënën, vala e fundit e të nxehtit pritej të lëvizte drejt veriut, me parashikuesit që thanë se mund të zgjasë deri fundjavën e ardhshme. Pas një rritjeje dyjavore të temperaturave në qershor, Franca tha se kishte pasur më shumë se 2,000 vdekje shtesë se zakonisht në vetëm një javë, ndërsa Spanja dhe Belgjika raportuan secila më shumë se 1,000.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55