Një 19-vjeçare në Lamia të Greqisë ka denoncuar në polici një 64-vjeçar dhe një 35-vjeçare për përdhunim dhe regjistrimin e një video pornografike. Siç raportoi vajza para autoriteteve, makthi i saj filloi të premten e kaluar më datën 10, kur një mik i saj e njoftoi se 35-vjeçarja disponon një video në të cilën shfaqet vajza e re nën efektin e alkoolit, ku ishte përfshirë në akte seksuale me 64-vjeçarin pa pëlqimin e saj.