Familjarët e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare brenda një banese në Fier kërkojnë drejtësi dhe ngrenë akuza për neglizhencë nga institucionet përgjegjëse. Sipas tyre, megjithëse ngjarja u denoncua menjëherë në polici, për më shumë se një muaj nuk pati asnjë reagim konkret, duke rënduar gjendjen emocionale të vajzës dhe familjes së saj.