Shtatëmbëdhjetë vende europiane i kërkuan Komisionit Europian të ashpërsojë rregullat e bllokut për kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre. Letra është dërguar një javë përpara samitit që me gjasë, emigrimin do ta ketë cështje dite, thotë Euractiv. Dokumenti i drejtuar organit ekzekutiv të BE-së u nënshkrua nga 14 nga 27 vendet anëtare të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë, si dhe tre vende nga zona europiane e Shengenit pa pasaporta - Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni.