Top Channel/ 17 të vrarë në shpërthimin e depos së karburanteve në Indonezi
04/03/2023 22:51

Rezidentët e kryeqytetit indonezian Xhakarta kërkonin sot mes mbetjeve të shkrumbuara të shtëpive të tyre pasi një zjarr monstruoz në një depo karburantesh ka lënë 17 njerëz të vrarë. Tre njerëz mbeten ende të humbur pas katastrofës së të premtes mbrëma në impjantin e kompanisë energjitike shtetërore në veri të Xhakarta, teksa zyrtarët nuk dinë nëse ishte një atentat apo degradim i infrastrukturës së karburanteve. Gjashtëdhjetë njerëz raportohen të plagosur nga tmerri, disa prej të cilëve me djegie të rënda, ndërsa qindra rezidentë të banesave pranë depove u detyruan të evakuoheshin. “Nisi me një erë të fortë që të zinte frymën, njerëzit nisën të largoheshin kur pak më vonë dëgjuam shpërthimin shkatërrimtar”, tha dëshmitari Sastono Axhi. Presidenti indonezian Ma’ruf Amin vizitoi dhe vendngjarjen dhe konfirmoi numrin e viktimave dhe të të plagosurve. Edhe në vitin 2021, nje zjarr gjigant përfshiu rafinerinë shtetërore Balongan në ishullin Xhava, që përfshiu disa shtëpi në rrethina, por pa viktima. “Ishte si një bombë, si një apokalips,” tha dëshmitari vendas Jamilul Asror duke shtuar se njerëzit vraponin duke ulëritur për t’i shpëtuar flakëve të tmerrshme në qiell. Pamjet: AFP

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20