Detyrime prej 20.37 mld lekësh ose 160 milionë eurosh kanë grumbulluar shoqëritë e ujësjellësve në fatura energjie ndaj OSHEE. Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e mohoi se ato janë borxhe: “Nuk ka borxhe të papaguara, janë punë në proces që paguhen në raport me pagesën e faturave nga privatët të TVSH-së. Me aktin e ri normativ ën fund të vitit do ketë pagesa shumë të mëdha në infrastrukturën rrugore dhe atë të ujit.”