Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit, në Mirditë, ku u plagosën gjashtë të mitur, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë mjetin pa leje. Për shkaqe që po hetohen, ai ka humbur kontrollin e automjetit, i cili është përplasur me një shtyllë ndriçimi.