Top Channel/ 16 viktima nga stuhia Ciaran. Vazhdon rrugën e saj nëpër Evropën Perëndimore
04/11/2023 21:52

Stuhia Kirën që goditi vendin tonë të premten ka mbërritur tani me erëra të forta e reshje të dendura shiu në qytetin Muxia në bregun verilindor të Spanjës. Numri i viktimave nga kjo stuhi u rrit në të paktën 16 në të gjithë Evropën Perëndimore. Të paktën gjashtë persona humbën jetën në rajonin qendror të Toskanës, njoftuan autoritetet italiane, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi specialistët e motit raportuan reshje rekord. Tre persona të tjerë u vranë në brigjet e Portugalisë, kur një jaht u rrëzua në veri të Lisbonës nga një valë e fortë ere.Pemët e rrëzuara nga erërat e forta shkaktuan disa nga vdekjet e tjera në Evropë. Në qytetin belg të Gentit, rënia e pemëve vrau një 5-vjeçar ukrainas dhe një grua 64-vjeçare. Zyrtarët francezë raportuan gjithashtu vdekjen e një burri që ra nga ballkoni i tij në qytetin port të Le Havre. Në Anglinë jugore, qindra shkolla u mbyllën të enjten pasi valët e mëdha të fuqizuara nga erërat me shpejtësi 135 km/h u përplasën përgjatë vijës bregdetare. Reshjet e dendura të shiut dhe erërat rekord sollën kaos në udhëtime. Shërbimet ajrore, hekurudhore dhe ato të trageteve patën anulime dhe vonesa të gjata në disa vende. Më shumë se 200 fluturime u anuluan në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, një qendër kryesore evropiane. Spanjë, më shumë se 80 fluturime u anuluan në 11 aeroporte dhe shërbimet hekurudhore u pezulluan në veriperëndim Shkencëtarët kanë paralajmëruar se bota do të përjetojë më shumë ngjarje ekstreme të motit për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga gazrat serrë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21