Një i mitur 15 vjeçar është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij këtë mëngjes në një rrugicë pranë një blloku pallatesh në lagjen “18 Shtatori” të qytetit shumë pranë shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”. Të dy 15 vjeçarët janë parë duke debatuar para këtij akti në prani edhe të një tjetër vajze të mitur 13 vjeçare. Fillimisht u mendua se 13 vjeçarja e kishte plagosur me thikë djalin nga Tepelena që jetonte në konvikt në Gjirokastër dhe ishte nxënës i shkollës së mesme.