Komisionet Parlamentare pritet të nisin diskutimet e një mori ndryshimesh në Kodin Penal. Ky është draft propozimi i ndryshimeve disponuar nga Top Channel, përmes të cilave Ministria e Brendshme në kuadër të “Paketës për Sigurisë në Shkolla”, iniciuar nga ministri Taulant Balla, propozon ashpërsimin e dënimeve për 11 vepra penale, të kryera në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij.