Kryqëzimi i “Pushimit të shoferit” në aksin Lushnjë-Fier është mbyllur përfundimisht, me urdhër të ARRSH-së. Këtë të premte, janë vendosur barrierat metalike për të bllokuar kalimin e automjeteve. Ky kryqëzim ka qenë shpesh herë burim aksidentesh fatale. Disa vite më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ndërhyri duke shtuar sinjalistikën, ndërsa sot u vendos mbyllja përfundimtare.