Ministria belge e mbrojtjes njoftoi nisjen e menjëhershme të një hetimi pasi rreth 15 dronë të paidentifikuar u panë duke fluturuar mbi zonë ushtarake të NATO-s në Belgjikë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe mbikëqyrjen ajrore në këtë rajon. Incidenti u regjistrua rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokalë në afërsi të kampit stërvitor ushtarak të Elsenborn, në provincën e Lièges, pranë kufirit lindor të Belgjikës me Gjermaninë.