Autoriteti Rrugor Shqiptar ka evidentuar 14 pika kritike me rrezik të lartë për aksidente pas një inspektimi të kryer në aksin nacional brenda qarkut të Gjirokastrës prej kufirit me Mallakastrën e deri në Kakavijë. Shumica e pikave problematike janë pranë qendrave të banuara në kryqëzime të rrezikshme ndërsa një prej tyre pranë një shkolle.