Në heshtje dhe lutje, me ndjenjën e sakrificës dhe shpresës, dhjetëra besimtarë katolikë të Shkodrës janë ngjitur në malin e Taraboshit, duke ndjekur 14 ndalesat e “Udhës së Kryqit”. Një udhëtim shpirtëror që përkujtoi dhimbjet e Krishtit nga momenti i dënimit e deri në Kalvarin e kryqëzimit.