Një projekt që parashikon furnizimin 18-24 h me ujë të pijshëm është duke u zbatuar në qytetin e Elbasanit, me vlerë 13.8 milionë euro. Investimi parashikon shtrimin e 2.6 km tubacione kryesore dhe 42.5 km tubacione shpërndarje. “Do përfitojnë 50 mijë banorë të qytetit”, tha Julian Doçi, drejtor Teknik UK Rajoni Elbasan.