Qeveria nuk ka parashikuar koncesione të reja në buxhetin e vitit 2023, por mund të rikthejë disa prej projekteve ekzistuese. Kështu projekte si infrastruktura e çelësave publikë për fiskalizimin apo rruga Milot – Thumanë pritet të bëhen pjesë e buxhetit të ardhshëm, rruga Kashar – Leka apo Lekaj –Fier. Një tjetër që pritet të hyjë në buxhet është edhe aeroporti i Sarandës. Këto janë parashikime buxhetore dhe në pritje për tu implementuar.