120 kilogramë eksplozivë u përdorën për shkatërrimin e një ure të vjetër në një autostradë të Gjermanisë. Ura ndodhej pranë Wilnsdorf, në landin perëndimor gjerman të North Rhine-Westphalia. Mediat e huaja thonë se ura ishte 485 metra e gjatë dhe 70 metra e lartë, më e larta e këtij lloji që është shembur ndonjëherë në vend me shpërthim të kontrolluar.