Një tjetër rast i dhënies së ryshfetit ndaj policëve në detyrë është “goditur” së fundmi në Tiranë, ku një 47-vjeçatr me inicialet I.P i ka ofruar punonjësve të policisë para në mënyrë që të shmangë marrjen e masës administrative. Drejtuesi i mjetit është konstatuar teksa po përdorte aparatin celular dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit gjatë drejtimit të mjetit.