Trupat ushtarake ruse i janë afruar edhe më shumë qendrës së qytetit lindor ukrainas, Severodonjeck. Luftimet lagje për lagje kundër forcave ukrainase, e kanë shndërruar qytetin në gërmadha, thone mediat e huaja. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, theksoi se situata në rajonin lindor, Donbas, është “jashtëzakonisht e rëndë”, pasi Rusia ka angazhuar forcën më të madhe ushtarake atje.