Një burrë gjendet i pajetë në banesën e tij. Dëshmitarët dhe provat nxjerrin autor të krimit djalin, një 16-vjeçar që rrezikon dënimin me vdekje. 12 burra në sallën e gjyqit duhet të marrin vendimin për fatin e adoleshentit. Por, a mjaftojnë provat për të arritur në konkluzione? Po sikur dëshmitarët të kenë gabuar?! Kujt duhet t’i besojmë?