Në qytetin e Vlorës dhe Himarës janë 1119 maturantë që kanë nisur mëngjesin e kësaj të hëne provimin e gjuhës së huaj. Provimi zhvillohet në 6 ambiente të vendosura nga zyra arsimore Vlorë-Himarë. Provimi i maturës në rrethin e Vlorës vazhdon edhe në Selenicë që i përket rrethit të Vlorës, ku janë 84 maturantë që do të kryejnë provimin këtë të hënë. Rreth 28 mijë nxënës-maturantë në të gjithë Shqipërinë, nisin sot provimin e parë të Maturës Shtetërore.