Të paktën 11 persona kanë vdekur pasi cikloni Chido shkaktoi dëme shkatërruese në territorin francez të Mayotte në Oqeanin Indian, ka bërë të ditur të dielën ministria e Brendshme e Francës. Cikloni intensiv tropikal ka arritur tani në bregun lindor të Afrikës, ku agjencitë e ndihmës po paralajmërojnë për më shumë humbje jetësh dhe dëme të rënda në Mozambikun verior. Ministria e Brendshme franceze ka thënë se ishte e vështirë për të marrë një numër të saktë të të vdekurve dhe të të lënduarve në Mayotte, për shkak të frikës se numri i të vviktimave do të rritet. Një spital në Mayotte raportoi se nëntë persona ishin në gjendje kritike atje dhe 246 të tjerë po trajtoheshin për lëndime.