Vrasja e 11 palestinezëve gjatë një sulmi izraelit në Bregun Perëndimor mbrëmjen e djeshme, u pasua gjatë gjithë natës me lëshime raketash nga militantët në Gaza e nga sulme ajrore të Izraelite përgjatë kufirit në zonë, duke ripërtërirë shqetësimet mbi një përshkallëzim më të gjerë të situatës. Egjipti dhe Kombet e Bashkuara janë angazhuar menjëherë si ndërmjetësues për të qetësuar situatën.