109 komisionerët që manipuluan me mbi 68 mijë vota në Prizren po përballen me drejtësinë, ndërkohë që rinumërimi që po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po nxjerrë keqpërdorime në komunat e tjera. Të dhënat e përdituësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë një skemë manipulimi të votave edhe në Podujevë. Deri të shtunën janë rinumëruar 11% e vendvotimeve të kësaj komune dhe tregohet se është manipuluar me 1105 vota.