Protesta në Tiranë shënoi sot ditën e 108-të, me qytetarët që u mblodhën në kryeqytet dhe vijuan tubimin kundër qeverisë. Pas fjalimeve, protestuesit nisën marshimin në rrugët e Tiranës, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje” ishte një nga thirrjet që u dëgjua gjatë marshimit.