Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reset”, për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe Forca e Posacme Operacionale, në DVP Vlorë. Sekuestrohen 104 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Vihet në pranga 48-vjeçari, drejtuesi i automjetit që transportonte 10 pakot me lëndë narkotike. 48-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve.