100 vite më parë në Shqipëri është krijuar komuniteti mysliman shqiptar, një organizatë që i dha mëvetësinë sistemit të klerikëve. Në këtë përvjetor, drejtoria e arkivave organizoi një ekspozitë me faktet historike Tashmë ka plot një shekull që është themeluar Komuniteti Mysliman i Shqipërise. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe me Bashkinë e Tiranës, ka prezantuar një ekspozitë dokumentare dhe fotografike në kuadrin e 100-vjetorit të Kongresit që kurorëzoi përpjekjet e myslimanëve për mëvetësi.