Në Galerinë e Artit të Tiranës është çelur ekspozita me fotografi nga Japonia për 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë së nisur në vitin 1922 mes dy vendeve. Kryebashkiaku Erion Veliaj teksa vizitoi galerinë së bashku me ambasadorin japonez, tha se kjo ekspozitë personifikon marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Japonisë.