Rreth 100 persona janë paraqitur gjatë tre ditëve të fundit në spitalin e Fushë-Arrëzit me simptoma të ngjashme gastroenteriti, ndërsa banorët ngrenë dyshime për ujin e pijshëm. Mjeku Nikolin Bardhoku bën me dije se pacientët kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre, dhimbje barku dhe nauze. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, pacientët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe, pas trajtimit, janë rikthyer në banesat e tyre.