Top Channel/ 100 plumba për të vrarë Danin, kush e kërkoi ‘kokën’ e tij? Skenë filmash në Rinas
11/11/2025 21:10

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Rinas, fare pranë aeroportit Nënë Tereza. Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani sapo kishin zbritur nga avioni, pasi kishin qëndruar për 4 ditë në Spanjë, dhe teksa morën makinën e tyre nga parkimi, janë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Nga 100 plumbat e zbrazur në drejtim të Audit të bardhë ku ndodheshin, mbeti i vrarë në vend Gilmando Dani 36 vjeç, dhe u plagos Muçi Shaljani, 40 vjeç. Ky i fundit ishte në drejtimin e mjetit, ndërsa Dani ishte pasagjerë. Shaljani u transportua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa një prej plumbave e ka marrë në kokë. Autorët pasi zbarëz kallanikovët, disa prej plumbave ranë edhe mbi një prej bizneseve pranë vendngjarje, por për fat të mirë pa lënduar persona të tjerë, janë larguar me shpejtësi. Pak minuta pas ngjarjes, policia pikasi një mjet tip Toyota që po digjej në fshatin Halil në Fushë-Krujë, ndërsa brenda janë gjetur 4 kallanikov. Ky mjet dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit, për të cilët ende nuk dihet asgjë. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, ndërsa në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Deri tani nuk dihen pistat që policia është përqendruar për hetimet dhe as ‘porositësi’ i ‘kokës’ së Danit. Pamjet e siguruara nga vendngjarja janë tejet të rënda, ku shihet trupi i pajetë i Danit, i përkulur pranë mikut të tij që ishte në timon. Pas ngjarjes, qytetarët kanë tentuar të thyejnë xhamat e makinës, me qëllim për të nxjerrë viktimën dhe të plagosurin dhe për t’u dhënë ndihmën e parë Gilmando Dani, është një emër i njohur për policinë, ndërsa identifikohet si një nga njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit. 36-vjeçari ka rënë pre e atentateve edhe dy herë të tjera, në vitin 2011 si dhe në 2015. Vetëm një vit më parë, në tetor 2024 ai u lirua nga burgu. Dani ka qenë në qendër të vëmendjes së policisë sidomos pas ngjarjes së 7 gushtit 2009, kur Dritan Dajti vrau katër efektivë policie në Durrës. Në atë kohë, banesa e Danit u kontrollua, pasi dyshohej se ai mund të kishte qenë në zonë ditën e ngjarjes. Më vonë, policia sqaroi se ai ndodhej në Tiranë dhe se nuk rezultonte të kishte patur lidhje me masakrën në Durrës. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda i bllokoi për disa ditë pasaportën, masë e cila u hoq pasi nuk u gjetën prova që ta implikonin. Emri i tij është përmendur shpesh në operacione policore, thirrje për verifikim dhe procedura kontrolli, të bazuara kryesisht në informacionet operative që lidhnin rrethin e tij shoqëror me individë të tjerë të hetuar për veprimtari kriminale. Nga ana tjetër Muçi Shaljani (Sheqeri) mësohet se është punonjës i autoritetit të mbikëqyrjes së policisë. Ndërkohë Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për atentatin, duke sqaruar të gjithë skenën. “Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

Top Channel / Kushner reagon për Zvërnecin: Shqiptarët do të jenë krenarë
08/10 23:58
Top News- Vezë, domate dhe gurë drejt efektivëve, reagon policia: Janë shoqëruar 8 protestues
08/10 22:07
Top Channel/ Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave
08/10 20:09
Top News – Exchange pa licencë. Aksion në Fier, sekuestrohen mbi 100 mijë euro
08/10 19:58
Top Channel/ Këmbimi valutor pa licencë nga BSH, 11 në arrest shtëpie në Fier, 3 detyrim paraqitje
08/10 19:55
Top Channel/ Incidentet në protestë, policia përdori spraj, disa protestues në spital
08/10 19:41
Top Channel/ Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse
08/10 19:27
Top News- Blindohet Parlamenti, policia masa të forta për të ndaluar protestuesit
08/10 19:05
Top News- “Shpejt fike…” Nuk ndalen zjarret e vjeshtës, flakët përfshijnë Gjirokastrën
08/10 19:01
Top Channel/ Nis protesta pranë Kuvendit, uniformat blu në terren
08/10 18:31
Top Channel/ “Flini nëpër hotele 15 mijë euro”, protestuesit Rr. Elbasanit, policia bllokon rrugën
08/10 18:29
Top Channel/ GJKKO “fali” për 1 vit Greta Gjocin, me foshnjën në krahë largohet nga burgu i Pojskës
08/10 17:49
Top News- BE nuk fshihet më për ‘Specialen’ / Shmang gjuhën diplomatike, kundërshton ndryshimet
08/10 17:12
Top Channel/ “Asnjë bashki nuk është pro kësaj reforme”, Ndoja: Votoni kundër
08/10 17:08
Top Channel/ “Bashkitë nuk kanë pengesa për…”/ Mazniku replikë, Braçe vendos duart në kokë
08/10 16:55
Top Channel/ Kushi i mbyll mikrofonin, Braçe nuk lëshon foltoren, nënkryetarja: Ju tërheq vëmendjen
08/10 16:53
Top Channel/ “Koha ka përfunduar”/ Braçe batutë me nënkryetaren: Kam ngrënë vezë fshati, kam zë
08/10 16:52
Top News- Goditi me pistoletë 52-vjeçarin/ Arrestohet agresori në Mallakastër, I sekuestrohet arma
08/10 16:50
Top Channel/ “Jemi sërish në 2014”,Braçe për Territorialen: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e…
08/10 16:40
Top Channel/ “Reforma e 2014, një nga dështimet më të mëdha”, Tabaku: Çfarë fituan qytetarët?
08/10 16:30