Top Channel/ “100% në përputhje më politikat e BE”, Rama nga Brukseli: Jemi fanatikë të Europës
26/05/2026 19:37

Kryeministri Edi Rama, ka folur për mediat pak para nisjes së Konferencës së 8-të ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, teksa ka qenë i shoqëruar nga një delegacion i përbërë nga ministra të kabinetit qeveritar. -Kryeministër, cila është rëndësia e kësaj dite për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar? Kryeministri Edi Rama: Është një moment shumë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit dhe është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë. Dhe është një moment ku gjysma e punës nëse duhet ta them kështu e kapitujve të hapur do të mbyllet dhe gjysma tjetër e mbylljes do të hapet. -Dua të pyes që është thënë që për shtetet e ardhshme anëtare konsiderohet që shtetet e reja anëtare të mos kenë një të drejtë për të vendosur për çështje të caktuara. Çfarë mendoni për këtë? Kryeministri Edi Rama: Unë në fakt i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin, siç ka ndodhur më përpara nuk është aty, në kryeqytetet e rëndësishme dhe është shumë e qartë nga ana tjetër që nëqoftëse bëhet si duhet është gjëja e duhur për tu bërë. Pra e mbështes, por duhet të diskutohet, duhet konceptuar ashtu siç duhet sepse nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë. Ka të bëjë së pari me një union real politik dhe së dyti me një rrugëtim të anëtarësimit të plotë me të drejta të plota bashkë me reformat e nevojshme të Bashkimit Europian. -Për sa kohë mendoni që do të ishte në rregull që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së pa të drejtë Veto, për sa kohë do të ishte në rregull që Shqipëria të ishte kështu? Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, kështu që nuk kemi ndjerë ndonjë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto, duke qenë vendi më pro Bashkimit Evropian e më pro atlantik në Evropë dhe kur them vendi më pro BE-së flas për barometrin e BE-së, nuk flas për atë që mendojmë ne. Ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së.

Top Channel/ “Ai erdhi foli iku, një tjetër luan me top” Ina zhupa: E keni bërë parlamentin…
24/11 13:31
Top Channel/ Spiropali jashtë grupit të PS, Çuçi dhe Braçe abstenojnë
24/11 12:38
Top Channel/ Berisha flet për protestat e PD. Duhet të qartësohemi se Rama është rrezik ekzistencial
23/11 14:33
Top Channel/ Identifikimi elektronik akuzohet për abuzime, Berisha:Çipa që informojnë se kush voton
23/11 14:13
Top Channel/ Me 2 miliardë këtë të transformonin Shqipërinë, Berisha flet për rrugët në vendin tonë
23/11 14:13
Top Channel/ Berisha sulmon SPAK për Spiropalin, lidh hetimin me qëndrimet kritike ndaj Ramës
21/11 15:10
Top Channel/ “Veliaj gaboi, s’e gjykoj”, Rama bën përgjegjës Ndrecën, flet për fitore më 9 maj 2027
21/11 15:05
Top Channel/ Incident pas Asamblesë së PS së Tiranës, Rama përshëndet me dorë studentët protestues
21/11 13:30
Top Channel/ “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn
21/11 13:18
Top Channel/ Rama: Kush sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë më vend në PS
21/11 13:10
Top Channel/ Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj Spiropalit, përdorim politik i SPAK-ut
21/11 12:43
Top Channel/ Në Asamblenë e PS-së, kryeministri thotë se qytetarët paguajnë “haraçin e pamerituar”
21/11 12:39
Top Channel/ Asambleja e PS-së së Tiranës në Akademinë e Arteve, mbërrin Belinda Balluku
21/11 11:11
Top News- Veliaj mesazh Asamblesë së PS: Historia nuk zëvendësohet nga pushteti i pamerituar
21/11 10:47
Top News- Vjen reagimi i parë nga PS për Elisa Spiropalin, thyhet heshtja nga ana e socialistëve
20/11 20:12
Top Channel/ ‘Kjo që keni sjellë ju është ligj’, Bylykbashi për ‘tubimet’ te Ligjet: Ky një bypass..
20/11 14:14
Top Channel/ Ndryshimet në ligjin për ‘Tubimet’, Komisioni i Ligjeve shqyrton aktin normativ
20/11 13:26
Top Channel/ Miratohen ndryshime në ligjin e Akcizave, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi…
20/11 10:48
Top Channel/ ‘Ligjet’ votojnë nen për nen ndryshimet në proçedurat Tatimore, opozita kundër
20/11 10:48
Top Channel/ Miratohet në tërësi Ligji për taksat kombëtare të ndryshuara në Republikën e Shqipërisë
20/11 10:37