Paratë e falsifikuara kanë vazhduar të qarkullojnë në Kosovë, edhe pse vitin e kaluar u shënua një rënie e numrit të tyre krahasuar me vitin paraprak. Autoritetet thonë se kartmonedha më e falsifikuar ishte ajo prej 100 eurosh, ndërsa tek monedhat, në qarkullim janë më shumë 2 eurot e rreme.