Top Channel/ 100.000 dollarë për banorë: Sa mund t`i kushtojë Trumpit blerja e Groenlandës?!
12/01/2026 14:13

Sinjalet e mbërritura nga presidenti amerikan Donald Trump janë se ai e konsideron marrjen e Groenlandës nga SHBA-së si një domosdoshmëri, e për këtë nuk përjashton aneksimin ushtarak, ose edhe mundësinë e blerjes së ishullit. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se këtë opsionin e fundit po e shqyrton “në mënyrë aktive” për arsye të sigurisë kombëtare. Sipas një raporti nga Reuters, bazuar në katër burime anonime që kanë njohuri mbi planet e Washingtonit, SHBA-ja ka nisur diskutimin e pagesave për qytetarët e Groenlandës për një marrje paqësor kundrejt një shpërblimi financiar. Grenlanda dhe Danimarka kanë hedhur poshtë çdo sugjerim se vendi është në shitje, dhe kjo e fundit ka paralajmëruar se veprimi ushtarak ka të ngjarë të nënkuptojë fundin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Shtetet e Bashkuara kanë blerë sipërfaqe të mëdha toke në të kaluarën - sidomos në shekullin e 19-të -por aktualisht ka pak oreks bashkëkohor për mjete të tilla të zgjerimit territorial. Përpjekjet për të përcaktuar ndonjë vlerësim të drejtë të një territori prej më shumë se 2.166 milion kilometra katrorë në Atlantikun e Veriut janë të ndërlikuara, shkruan Newsweek. “Vlerësimi i çmimit të blerjes për Groenlandën është tepër i vështirë”, tha Michael Williams, drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shkollën Maxwell të Universitetit Syracuse. “Përpjekja e fundit zyrtare për ta bërë këtë ishte në vitin 1946, kur ish presidenti Harry Truman, i ofroi Danimarkës 100 milionë dollarë”, shtoi ai. “Sot, Grenlanda ndoshta vlen qindra miliarda dollarë, nëse jo triliona, duke pasur parasysh vendndodhjen e saj strategjike të pasurisë fenomenale të mineraleve të rralla të tokë”, sipas Williams. Reuters thotë se administrata amerikane po shqyrton mundësinë e pagesës së popullsisë së Groenlandës ndermjet 10,000 dhe 100,000 dollarëve për person për të lehtësuar një transaksion të mundshëm.

Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00