Çmimi Kadare, i iniciuar në vitin 2014 me bekimin e shkrimtarit Ismail Kadare festoi 10-vjetorin, në një event që bëri bashkë fituesit ndër vite e personalitete të letërsisë, në praninë e zonjës Helena Kadare. “Kam qenë prezente kur Çili ka ardhur në shtëpinë e plazhit dhe i ka bërë propozimin Ismailit. Nëse kjo gjë i vlen letërsisë, dakord jam. Dhe ja ku jemi këtu pas 10 vitesh, uroj që kjo gjë të vazhdojë, të mos ndërpritet asnjëherë.”, shprehet Helena Kadare.