Top Channel/ “10 mln euro për të financuar startup-et”, Berisha:30 mijë euro grant për çiftet e rinj
06/05/2025 19:57

Gjatë takimit me banorët e Beratit, kryedemokrati Sali Berisha shpalosi programin e PD. Ai u shpreh se “Startup Albania”, do jetë shtyllë e paktit të PD për të rinjtë, ku do të nisë me një fond fillimisht me 10 milionë euro për të financuar startupet e çdo të riu. Për çiftet e reja, Berisha u shpreh se do të ketë grant 30 mijë euro, me të cilin ai do paguajë interesat e kredisë për çdo fëmijë, ku për fëmijën e parë 70 euro bonus dhe për fëmijën e dytë 60 euro. Berisha: 100 ditët e para do shpallim paktin kombëtar me rininë dhe për rininë. Ky pakt do garantojë çdo të diplomuar brenda një viti punësim në sektorin publik apo privat. Ky pakt nënkupton krijimin e zyrave të karrierës në të gjitha universitetet me qëllim orientimin dhe punësimin e tyre në ndërmarrje publike dhe private. Startup Albania, rinia në sipërmarrje, do jetë shtyllë e këtij pakti. Një fond fillimisht me 10 milionë euro për të financuar startupet e çdo të riu. Për të financuar projektet e çdo studenti, ëndrrat e tij. 5 mijë euro grant për çdo të ri që projekton për të nisur një biznes në Shqipëri. Grantet nga fondi kombëtar do të përdoren për startupet teknologjike, sociale, por edhe për fermerët e rinj që duan të zhvillojnë fermat e tyre. Inkubatorë rajonalë në çdo qendër të madhe për t’u afruar biznesmenëve të rinj të gjitha lehtësirat për bizneset e tyre. Punëdhënësi që do punësojë të rinjtë do ketë një ulje 70 përqind me taksa. Po! Shqiptarët duhet ta kuptojnë se të rinjtë janë bërë si ujët e pakët për ne. Ne do bëjmë gjithçka që ata të rrijnë, të ndërtojnë foletë e tyre, të ardhmen e tyre në Shqipëri. Të gjitha këto, 5 vite pa asnjë taksë kur të vendosin të kthehen në vendin e tyre. Kombi në rininë e tij vjen vetëm kur ne të marrim çdo masë që të rinjtë të kenë çdo hapësirë për ëndrrat e tyre këtu në Shqipëri. I garantoj se kuotat në raport me grupmoshën do jenë operative si në politikë, si në çdo fushë tjetër. Të rinjtë do jenë promotorët kryesorë të Shqipërisë së teknologjisë së lartë, inteligjencës artificiale, të kriptomonedhave, të dataqendrave. Debat intensiv me influencerë dhe TikTok do të nxitet në mbarë vendin. Fjala e tyre, vendimet për të rinjtë do merren vetëm me pëlqimin e tyre. Kombi duhet të ndryshojë tërësisht qëndrimin ndaj të rinjve, në mënyrë që ata të mbeten këtu në Berat, të mbeten në Shqipëri. Çdo çift i ri do ketë një grant 30 mijë euro, me të cilin ai do paguajë interesat e kredisë për çdo fëmijë. Për fëmijën e parë 70 euro bonus. Për fëmijën e dytë 60 euro. Për fëmijën e tretë, nga lindja gjer 23 vjeç, çdo shpenzim do merret përsipër nga shteti. Për fëmijën e katërt e njëjta gjë. Shkollat tetëorëshe. Shkollat me ushqim. Shkollat me teknologjinë më të lartë. Mësuesit nuk do kenë rrogë nën 1500 euro. Askush nuk duhet të harrojë se zemra dhe shpirti i një kombi janë rinia, ndaj dhe ne jemi të vendosur të ndahemi nga kjo periudhë që na i largoi të rinjtë nga vendi si asgjë tjetër në historinë tonë kombëtare. Unë garantoj qytetarët e Beratit se nuk jam sot këtu për karrierën time politike. Jo. Të jem shumë i sinqertë me ju. Unë i kam bërë karrierat e mia. Por unë jam këtu në një mision sepse unë jam njëri nga ju që i qan shpirti dhe zemra kur shoh klasa pa fëmijë, kur shoh të moshuarit në vetmi të madhe dhe pasiguri të plotë, kur shoh pensionistët që kanë shkrirë jetën për Beratin dhe Shqipërinë dhe numërojnë kafshatat. Nuk mund të pajtohem me këtë unë kurrë. Kur fermat që falimentojnë njëra pas tjetrës dhe shoh pasuritë përrallore që ka Berati, që ka Shqipëria dhe shoh që ato plaçkiten në mënyrën më të pamëshirë nga një grup qeveritarësh vendorë dhe qendrorë që nuk kanë të ngopur. Që ndajnë pasuritë tuaja njëri me tjetrin. Që zhdukin qindra e qindra milionë euro.

Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40