Top Channel/ 10 milionë pasagjerë. Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, numër rekord pa u mbyllur viti
09/12/2024 19:47

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kap numrin rekord pa u mbyllur viti 2024 Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkaloi sot shifrën e 10 milionë pasagjerëve ende pa u mbyllur viti 2024, duke vendosur kështu një tjetër rekord historik. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, me një rritje prej 225% krahasuar me vitin 2019. Për të shënuar këtë arritje të jashtëzakonshme, pasagjeri i 10 miliontë, Martin Van Der Meji që mbërriti në Shqipëri përmes linjës ajrore holandeze Transavia, u prit me një ceremoni të posaçme së bashku me pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin. Efekt “totally surprised” Kjo është edhe një sfidë e fituar e presidentit të Kastrati Group, Shefqet Kastrati i cili me një vizion të qartë parashikoi që në 2021 rekordin e arritur sot. ‘Shumë shpejt do jemi lider i rajonit. Sipas ekspertëve tonë dhe ndërkombëtarë brenda tri vitesh do shkojmë 10 milionë pasagjerë në vit!” Në aktivitetin e organizuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me praninë e personaliteve u vlerësua zhvillimi i vazhdueshëm i aeroportit dhe ndikimi i tij në ekonomi, falë investimeve kolosale të grupit Kastrati. ‘Për të arritur këtu, kemi marrë vendime të rëndësishme dhe kemi ndërtuar strategji inovative, për përmirësimin e përvojës së pasagjerëve. Grupi Kastrati sapo mori menaxhimin e aeroportit investoi për transformimin, rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e cilësisë. Me rreth 100 milion euro të investuara në vetëm 3 vitet e para, hapësira e terminalit është trefishuar dhe pritet të shkoje në 100 mije m2, në përfundim të projektit. Fokusi ynë mbetet drejt zhvillimit të qendrueshëm; Shumë shpejt do mundësojmë dhe kapacitetet për avionë të linjave transoqeanike për të bërë të mundur fluturime direkte drejt SHBA. Me mbi 129 destinacione direkte, jemi i vetmi aeroport në rajon me një mbulim të gjerë, frekuencë të lartë dhe çmime të përballueshme. Risitë teknologjike në eGates, skanera të gjeneratës së tretë dhe kioskat e vetëshërbimit, konkurojnë me aeroportet më të zhvilluara në botë. ‘ “Në rast se nuk investohet ndjeshëm nuk mund të kemi arritjet që patëm. Ndaj duhet njohur e gjithë puna që është bërë në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, për sa i përket shtimit të kapaciteteve të terminalit, aeroportuale, vendqëndrimeve dhe mbi të gjitha teknologjisë së re. 11 milionë e 40 vizitorë të hyrë në vendin tonë deri në 30 nentor dhe të gjithë këta, imagjinoni 10 milionë kanë hyrë nga rinasi. Kështu që 90% e presantimit të Shqipërisë në momentin e parë të hyrjes bëhet nga kjo portë. Në vitin 2025 kemi marrë një angazhim për të pasur ne këtë aeroport mbi 12 milionë pasagjerë. Në këtë ditë të rëndësishme për aeroportin e Tiranës pati një përshëndetje të vecantë lartësuese nga drejtori i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve të Evropës, z.Olivier Jankovec. “Kjo arritje e bën aeroportin e Tiranës një nga aereoportet më te spikatur për sa i përket rritjes dhe zgjerimit të trafikut në Evropë. Përgëzime Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për ndikimin që kjo rritje shënon në ekonominë e vendit dhe zhvillimin e turizmit” Gjithashtu, TIA së bashku me ËizzAir organizuan lojën shpërblyese, ku pasagjerët e pranishëm në terminal patën mundësinë të fitonin dhjetra bileta për fluturime falas në destinacione të ndryshme në Europë. Festa vijoi përgjatë ditës edhe me shfaqje të ndryshme dhe programe argëtuese, duke e transformuar terminalin në një ambjent festiv për të gjithë pasagjerët.

Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27