Top Channel/ 10 mijë të dënuar në një vit, raporti i kryeprokurorit Çela: U sekuestruan 4 miliardë lekë
15/06/2026 19:57

Në raportin vjetor të prezantuar sot në Komisionin e Ligjeve nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, evidentohet një rritje e lehtë e kriminalitetit gjatë vitit 2025, por edhe një rritje e ndjeshme e efikasitetit në ndjekjen penale dhe përfaqësimin e çështjeve në gjykatë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 janë trajtuar mbi 66 mijë materiale dhe janë regjistruar mbi 27 mijë procedime të reja penale, me një rritje krahasuar me një vit më parë. Të dhënat tregojnë se 76% e procedimeve i përkasin krimeve, ndërsa 24% kundërvajtjeve, ku peshën më të madhe e zënë veprat kundër rendit dhe sigurisë publike dhe vjedhja e pasurisë. Raporti thekson se mbi 42% e çështjeve janë dërguar për gjykim, ndërsa pjesa tjetër janë pushuar ose pezulluar. Gjykatat kanë dënuar mbi 10 mijë persona, me një rritje prej rreth 9% krahasuar me vitin e kaluar. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar masave të sigurimit, ku në mbi gjysmën e rasteve janë kërkuar masa arresti, si dhe forcimit të hetimeve proaktive, veçanërisht në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Sipas raportit, vlera totale e aseteve të sekuestruara është diku tek 4 miliardë dhe 57 milionë lekë dhe ajo e sendeve të konfiskuara rreth 305 milionë lekë. Nëse do t’i përllogarisim në euro janë 43 milionë euro aseste të sekuestruar dhe diku te 3.2 milionë të konfiskuara. Në fokus mbetet edhe dhuna në familje, e cila ka shënuar rritje të lehtë të procedimeve, por me një nivel të lartë ndjekjeje penale, ku mbi 80% e rasteve janë dërguar për gjykim. Për vitin 2026, Prokuroria ka vendosur si prioritet forcimin e hetimeve për krimet kundër personit dhe pronës, luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe përmirësimin e efikasitetit dhe digjitalizimin e sistemit të drejtësisë.

Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38