Prej 10 ditësh, zjarri i nisur më 4 gusht vijon të djegë sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në territorin e Mallakastrës dhe Patosit. Flakët kanë përshkuar territorin e disa fshatrave, duke shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje me pisha dhe në disa raste duke rrezikuar edhe banesat.