Top Channel/ 10.2 milionë turistë, vijnë jo vetëm gjatë stinës së pushimeve në Shqipëri
24/10/2025 19:40

Nga bregdeti tek malet, nga qytetet historike tek zonat rurale, Shqipëria ka pritur 10.2 milionë turistë të huaj gjatë nëntë muajve të parë të vitit. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë një rritje prej 5.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Jo më vetëm një destinacion i verës, vendi po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë edhe gjatë muajve të tjerë të vitit. Përveç gushtit, edhe shtatori ka qenë një muaj i fortë për turizmin, me rreth 1.26 milionë hyrje, që përfaqësojnë një rritje prej gati 10%. 95% e vizitorëve vijnë nga Evropa, ku Evropa Jugore zë 69% të totalit, e ndjekur nga Evropa Perëndimore me 12% dhe Evropa Qendrore e Lindore me 11%. Përveç pushimeve, të huajt po e vizitojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë edhe për arsye biznesi. Sipas statistikave, 98% e hyrjeve janë për qëllime personale, pushime, vizita familjare apo udhëtime turistike ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi dhe profesionale janë rritur me 15.3% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, edhe lëvizjet e shqiptarëve jashtë vendit kanë njohur rritje. Në nëntë muajt e parë të vitit, mbi 6.5 milionë shtetas shqiptarë kanë udhëtuar drejt vendeve të rajonit, Evropës dhe më gjerë. Vetëm në shtator, janë regjistruar rreth 772 mijë dalje nga vendi, duke dëshmuar për një dinamikë të lartë të udhëtimeve. Në fund të sezonit të nëntëmujorit, Shqipëria po e konsolidon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj si një destinacion turistik që nuk njeh stinë.

Top Channel/Rritet çmimi i biletave për në Korçë nga nafta, 200 lekë më shumë udhëtimi drejt Tiranës
06/04 20:01
Top Channel/ Bizneset rrisin borxhin ndaj shtetit. Borxhi tatimor arrin 194 miliardë lekë
06/04 15:32
Top Channel/ Çmim rekord i domates, 350 lekë për kg. Fermerët: Na vjen turp, por u rritën kostot
05/04 19:49
Top Channel/Çmime të kripura në Elbasan, qytetarët prisnin të uleshin pas festave, por u shtrenjtuan
05/04 12:15
Top Channel/ 40% e punëtorëve kanë ikur, BSH: Emigrimi godet ekonominë, rrit presionin në inflacion
04/04 12:12
Top News- Rritet nafta, 224 lekë litri/ Qeveria ul akcizën, por çmimi ende i lartë
03/04 20:07
Top Channel/ Nafta shkon 224 leke, ulet taksa! Akt-normativ për të ulur akcizën
03/04 19:37
Top Channel/ ‘Sektori i naftës nuk është i rregulluar’, Eksperti i Ekonomisë në PD: Asgjë s’ka…
03/04 19:30
Top News- Ekonomia gjermane në ngërç/ Kriza e energjisë, përgjysmohen parashikimet për rritjen
03/04 18:36
Top Channel/ BSH: Lufta rrezikon rritje të inflacionit! E ngjashme me konfliktin në Ukrainë
02/04 20:05
Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35